Namani firmos me Trepçën ‘89

Futboll

Namani firmos me Trepçën ‘89

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2026 Në ora: 22:39
Pamje nga prezantimi

Trepça ’89 nga Mitrovica ka synimet e qarta në edicionin e ri, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit janë përforcuar me portierin e talentuar Namani.

“KF Trepça ’89 ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin e talentuar Lenars Namani, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për tri sezonet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një vit shtesë.

18-vjeçari vjen te Minatorët pas paraqitjeve të tij me KF 2 Korriku dhe konsiderohet një nga portierët më premtues të gjeneratës së tij.

Transferimi i tij është pjesë e vizionit të klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese me futbollistë të rinj dhe me potencial të madh zhvillimi.

Gjatë sezonit të ardhshëm, Lenarsi do të jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa njëkohësisht do të ketë mundësinë të mbrojë portën e ekipit U19, duke dhënë kontribut në arritjen e objektivave të klubit për shpalljen kampion dhe sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane”,, thuhet nga klubi mitrovicas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat