Shkëndija pëson humbje minimale nga Celje

Futboll

Shkëndija pëson humbje minimale nga Celje

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 20:49
Pamje nga ndeshja

Shkëndija ka pësuar humbje minimale me rezultat 1:0 ndaj Celjes në ndeshjen miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve në Slloveni.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 80-të nga Suhovrshnik, duke i siguruar fitoren skuadrës sllovene.

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese për Shkëndijën gjatë fazës përgatitore në Slloveni.

Më herët, skuadra tetovare u mposht nga Hajduku me rezultat 4:0, ndërsa në sfidën e parë kishte shënuar fitore 2:1 ndaj Koperit.

Testi i fundit i Shkëndijës në Slloveni është planifikuar kundër skuadrës ukrainase Zorya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat