Parashikon se do të bëhet futbollist i madh

Futboll

Parashikon se do të bëhet futbollist i madh

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 13:28
Adri Mehmeti

Adri Mehmeti është një nga lojtarët më të mirë në botë sa i përket datëlindjes 2009.

Mesfushori shqiptar ka bërë mirë tashmë me Nju Jork Red Bull.

FSHF po mundohet që ta bindë për të veshur fanellën kuqezi, pasi aktualisht është pjesë e moshave të Amerikës. Elozhet kanë qenë të shumta për Mehmetin deri tani.

Julian Hall është një tjetër talent i Nju Jork. Dhe së fundmi të dy bashkë morën komplimente nga Emil Forsberg.

Kapiteni me eksperiencë i skuadrës së Nju Jork u shpreh: “E ardhmja për të dy ata duket shumë e ndritur. Këta dy djem e kanë atë që duhet”. Forsberg, 34 vjeç, është legjendë për Lajpcig në Gjermani, si edhe për Suedinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat