Gashi rikthehet te Liria

Futboll

Gashi rikthehet te Liria

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2026 Në ora: 13:15
Portieri Flamur Gashi

Portieri Flamur Gashi rikthehet të skuadra me renome Liria e Prizrenit e cila ka objektiva të qarta, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Liria njofton rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar me klubin për 3 sezonet e ardhshme.

Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, aty ku do të vendosë përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e tij në shërbim të fanellës bardhezi.

Pas disa sezoneve në Superligën e Kosovës me FC Malisheva, Flamuri rikthehet në Prizren me synimin për të dhënë kontribut të rëndësishëm në portë dhe për të ndihmuar klubin në objektivat e edicionit të ri.

Me eksperiencën e fituar në nivelin më të lartë të futbollit në Kosovë, karakterin garues dhe lidhjen me qytetin, rikthimi i tij përbën një vlerë të shtuar për skuadrën tonë”, ka njoftuar FC Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat