Elbasani i jep “shuplakë” në miqësore klubit “pro-serb”

Futboll

Elbasani i jep “shuplakë” në miqësore klubit “pro-serb”

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 20:32
Elbasani

Skuadra e Elbasanit e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në Serbi.

Të besuarit e Ivan Gvozdenovic mposhtën 2:1 ekipin “pro-serb”, OFK Petrovac.

Edhe pse skuadra në fjalë bën pjesë në elitën e futbollit nga Mali i Zi, e ka treguar qartë “armiqësinë” ndaj klubve shqiptare të Kosovës, duke mos i identifikuar me flamurin përkatës.

Kjo fitore, sjell optimizëm te Elbasani dhe rrit besimin para ndeshjes së parë karshi BATE Borisov, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat