De Ketelare i merr përsëri vendin Lukakut

Futboll

De Ketelare i merr përsëri vendin Lukakut

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 21:30
Formacionet

De Ketelare i merr përsëri vendin Lukakut!

Dueli mes Belgjikës dhe Senegalit cilësohet nga shumëkush si një nga më të ekuilibruarit e kësaj faze në Kupën e Botës.

Përballë janë skuadra që mban vendin e 7 në renditjen e FIFA-s dhe ajo që mban vendin e 15-të.

Belgët kanë kaluar grupin jo pa luhatje e kritika dhe tashmë duhet të vërtetojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ndaj një kundërshtari i cili ka ambicie të ecë në këtë turne edhe pse vuajti për të kaluar grupin pas humbjeve përballë Francës dhe Norvegjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat