Gati firma me klubin e Serie A

Futboll

Gati firma me klubin e Serie A

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 13:58
Ilir Daja dhe Albion Rrahmani

Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Venezias.

Sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Spartën e Pragës, për të nisur një rrugëtim të ri në Serie A italiane.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, gjithçka është e kryer mes palëve.

Së shpejti Rrahmani do të përfundojë edhe vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma mbi kontratë.

Kujtojmë se 25-vjeçari është një ish i Ilir Dajës, pasi trajneri ka punuar me sulmuesin në fjalë te skuadra e Ballkanit.

Ndërkohë që Rrahmani ka luajtur edhe me Rapidin e Bukureshtit, Minatorin, Malishevën, Bashkimin dhe Llapin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat