Klopp drejt stolit të Gjermanisë

Futboll

Klopp drejt stolit të Gjermanisë

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 13:35
Jurgen Klopp

Menjëherë pas shkarkimit të Julian Nagelsmannit, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se ka nisur procedurat për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares.

Përmes një njoftimi zyrtar, DFB-ja bëri të ditur se është në bisedime me Jürgen Klopp, i cili, sipas federatës, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta marrë drejtimin e kombëtares.

“Lidhur me emërimin e një trajneri të ri, drejtuesit e DFB-së do të nisin tani bisedimet me Jurgen Klopp.

Ai tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij parimore për ta marrë këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e FGJF-së.

Sipas raportimeve, Klopp pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Kombëtaren gjermane.

Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të jetë rikthimi i parë i teknikut gjerman në pankinë, pas largimit nga Liverpooli dy vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat