Salah shtyn vendimin për klubin e ri

Futboll

Salah shtyn vendimin për klubin e ri

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 14:56
Salah

E ardhmja e Mohamed Salah nuk do të vendoset deri pas përfundimit të Kupës së Botës.

Kapiteni i Egjiptit është plotësisht i fokusuar te rrugëtimi historik i kombëtares së tij në turne, ndërsa bisedimet për klubin e tij të ardhshëm pritet të nisin vetëm pasi Egjipti ta mbyllë aventurën në Botëror.

Sipas raportimit të Mirror, destinacioni më i mundshëm për Salah mbetet Saudi Pro League, megjithëse në tavolinë vazhdojnë të jenë edhe opsione nga klubet evropiane, si dhe nga Major League Soccer (MLS).

Vendimi përfundimtar i yllit egjiptian pritet të merret vetëm pasi ai të përfundojë angazhimet me kombëtaren në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat