Firmosin me klubin londinez në Premier League

Futboll

Firmosin me klubin londinez në Premier League

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Firmosin me klubin londinez në Premier League!

Qendërmbrojtësi Glenn Macaj dhe mesfushori Christian Lila, kanë firmosur kontratë me klubin elitar në Angli, fjala është për West Ham United.

Konkretisht, si Macaj dhe Lila do të jenë pjesë e grupmoshës U-18, ndërsa do të kenë mundësi të luajnë me “Çekanët” në Premier League U-18 gjatë edicionit të ri.

Dyshja në fjalë, luajnë me Shqipërinë U-16, ndërsa me këtë lëvizje, rriten shanset që dy talentet kuqezi të “depërtojnë” në klube të “zëshme” të Anglisë. Me Tottenham U-18, bën pjesë mesfushori i Shqipërisë U-17, Armend Muslika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat