Ounahi nuk përmbahet, Maroku eliminon Kanadanë

Futboll

Ounahi nuk përmbahet, Maroku eliminon Kanadanë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 korrik 2026 Në ora: 19:33 Përditësuar në ora: 20:58 më 04.07.2026
Azzedine Ounahi

Maroku në festë

Maroku është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll, pasi mposhti Kanadanë me rezultat 3:0, falë një paraqitjeje të shkëlqyeshme të Azzedine Ounahit.

Mesfushori maroken ishte protagonisti absolut i ndeshjes, duke realizuar të dy golat që i siguruan ekipit të tij kalimin mes tetë skuadrave më të mira të turneut.

Kanada – Maroku 0:3
Stadiumi "NRG”, Houston.
Shikues: 68777.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Ounahi (50' e 82'), Rahimi  (90+.8').
Kartona të verdhë: Laryea, David, De Fougerolles, Larin - Halhal, Hakimi, Ounahi, El Khannouss.
Kanada: Crepeau, Johnston, Bombito, de Fougerolles, Laryea (Shaffelburg 79'), Buchanan (Nelson 88'), Sigur (Osorio 88'), Eustaquio, Ahmed (David 79'), J. David dhe Oluwaseyi.(Larin 63')
Maroku: Bono, Hakimi, Diop (Saadane  87'), Halhal, Mazraoui - Bouaddi (Amrabat 63'), El Aynaoui, Brahim Diaz, Ounahi (El Mourabet  87'), El Khannouss (Talbi 63') dhe Saibari (Rahimi 22').

Goli i parë erdhi në minutën e 50-të. Ounahi goditi saktë nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për epërsinë -0:1.

Në minutën e 82-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Ounahi realizoi edhe golin e dytë me një goditje të fuqishme nga 13-14 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë për rezultatin 0:2.

Në minutën e 90+8 Soufiane Rahimi realizoi për 0:3.

Maroku mori një goditje të hershme në këtë takim, pasi në minutën e 22-të u lëndua Ismael Saibari, i cili u detyrua të largohej nga fusha.

Në çerekfinale, Maroku do të përballet me fituesin e sfidës mes Francës dhe Paraguajt.

Maroku triumfon

E plotësuar: Minuta e fundit.

85' Maroku drejt kualifikimit.

Në minutën e 82-të, një kundërsulm i Marokut u finalizua me gol. Azzedine Ounahi (Marok) nga 13-14 metra dërgojë goditje të fuqishme e në këndin e epërm të majtë, 0:2.

80' Kanada e kërkon golin me çdo kusht.

75' Kanada nw presion.

Kanada – Maroku 0:2

Stadiumi "NRG:, Houston.
Shikues: 68777.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).

Shënues: Ounahi (50' e 82').

Kartona të verdhë: Laryea, David, De Fougerolles, Larin - Halhal, Hakimi, Ounahi, El Khannouss.
Kanada: Crepeau, Johnston, Bombito, de Fougerolles, Laryea (Shaffelburg 79'), Buchanan (Nelson 88'), Sigur (Osorio 88'), Eustaquio, Ahmed (David 79'), J. David dhe Oluwaseyi.(Larin 63')
Maroku: Bono, Hakimi, Diop (Saadane  87'), Halhal, Mazraoui - Bouaddi (Amrabat 63'), El Aynaoui, Brahim Diaz, Ounahi (El Mourabet  87'), El Khannouss (Talbi 63') dhe Saibari (Rahimi 22').

72' Shikues: 68777 .

68' Kujdes për Cyle Larin (Kanada).

61' Tajon Buchanan (Kanada) në pozicion jashtë loje gjatë vrapimit të tij.

59' Këndi i Stephen Eustaquio (Kanada) nuk pati sukses.

58' Ali Ahmed (Kanada) nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e skuadrës brenda zonës pasi pasimi i tij është bllokuar. 

56' Achraf Hakimi (Marok) lëkundet në kënd, por nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e skuadrës. Një nga mbrojtësit reagon shkëlqyeshëm për ta larguar topin.

53' Achraf Hakimi (Marok) vrapon drejt portës, por mbrojtësi kthehet mirë dhe bën një ndërhyrje.

50’ Azzedine Ounahi (Marok) ka shënuar gol nga rreth 17 metra, topi futet në këndin e poshtme të majtë, 0:1.

47' Achraf Hakimi (Marok) përpiqet ta kalojë topin te një shok skuadre, por bllokohet mirë nga një mbrojtës.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Do të ketë minimum 6 minuta kohë shtesë.

40' Achraf Hakimi (Marok) ndëshkohet me karton të verdhë.

38' Ende pa gola.

4' Një krosim nga Stephen Eustaquio (Kanada) nuk arrin në zonë ndërsa mbrojtja largon topin në vend të sigurt.27’ Lojë e mirë.

19’- Tjetër mundësi e mirë për Kanadanë. Johnston gjuan me kokë pas një goditje këndi, por topi shkon në duart e Bono.

10’- Mundësi e mirë shënimi për Kanadanë. Oluwaseyi bën gjithçka mirë deri në momentin e fundit, por ndalet nga portieri Bono.

6’- Pranë golit David në zonë, gjuajtja e të cilit shkon në këndore.

Casemiro, i vetmi i pamposhtur në Botëror

Për rreth 30 minuta, në Brazil shumëkush mendoi se Casemiro duhej të zëvendësohej në ndeshjen kundër Japonisë. Tifozët, mediat, madje edhe presidenti Lula da Silva pranoi pas ndeshjes se kishte qenë dakord me këtë ide. Por ishte një njeri që nuk humbi besimin: trajneri Carlo Ancelotti.

Mesfushori brazilian pati një pjesë të parë të vështirë ndaj Japonisë. Mori karton të verdhë, gaboi në disa duele dhe humbi topa më shumë se zakonisht. Megjithatë, në pushim Ancelotti vendosi ta mbante në fushë dhe vendimi rezultoi vendimtar.

Në pjesën e dytë, Casemiro shënoi golin e barazimit, dominoi mesfushën dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Besimi i Ancelottit nuk ishte rastësi, pasi ata kanë punuar së bashku për vite me radhë dhe trajneri italian e njeh më mirë se kushdo karakterin e mesfushorit. Pas ndeshjes, Ancelotti deklaroi se askush nuk mund t’i mësojë Casemiros si luhet futbolli dhe se ai është një lider i vërtetë.

Me këtë fitore, 34-vjeçari vendosi një rekord të jashtëzakonshëm. Ai numëron tashmë 12 ndeshje në Kupën e Botës pa asnjë humbje, duke barazuar rekordin historik. Në vitin 2018 Brazili u eliminua nga Belgjika, por Casemiro mungoi për shkak pezullimi. Ndërsa në vitin 2022 eliminimi ndaj Kroacisë erdhi vetëm pas penalltive, ndaj statistikat zyrtare e ruajnë serinë e tij të pamposhtur.

Rikthimi i Casemiros në kombëtare ka rikthyer edhe ekuilibrin dhe personalitetin e Brazilit. Pas eksperiencës së suksesshme te Manchester United, ai mbetet një nga liderët e padiskutueshëm të Seleçaos, një pikë referimi për lojtarët e rinj dhe njeriu që di të marrë përgjegjësi në momentet më të vështira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat