Mbappe dhe Hakimi do të përballen për një biletë në gjysmëfinale

Futboll

Mbappe dhe Hakimi do të përballen për një biletë në gjysmëfinale

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 12:32
Kylian Mbappe dhe Ashraf Hakimi

Kylian Mbappe dhe Ashraf Hakimi janë shokë të ngushtë që nga koha që luajtën së bashku për PSG-në.

Edhe pse tashmë, francezi luan për Realin dhe marokeni vijon karrierën te parizienët, dyshja është e pandarë edhe jashtë fushave.

Ata e kanë treguar shpeshherë lidhjen e fortë që kanë me njëri-tjetrin, madje Mbape u shfaq disa herë për të mbështetur Hakimin gjatë ndeshjeve të Kupës së Afrikës.

Pavarësisht miqësisë që kanë së bashku, më 9 korrik ata do të jenë rivalë, teksa Franca dhe Maroku do të luajnë për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat