I del emri te kombëtarja e njohur

Futboll

I del emri te kombëtarja e njohur

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 14:28
Bielsa

Uruguaj ishte dështimi më i madh në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026.

Dy herë kampionët e botës morën vetëm dy barazime dhe u renditën të fundit në grupin H, duke u eliminuar.

Përgjegjësi kryesor për këtë dështim u konsiderua trajneri Marcelo Bielsa, i cili u largua menjëherë pas humbjes së fundit ndaj Spanjës.

Megjithatë, trajneri 71-vjeçar nuk do të rrijë shumë gjatë pushim. Bielsa është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Ekuadorit, pas largimit të Sebastián Beccacece. Ekuadori shkoi deri në fazën e 1/32-ve, ku u eliminua nga Meksika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat