Në emisionin “Kampionët e Botës”, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala u kthye pas në kohë, duke kujtuar disa episode kur ishte futbollist.
Fillimisht ai foli për koreografinë e tifozëve të Hannover në ndeshjen e fundit të karrierës, ku tha se është dhurata më e madhe në futboll.
“Kjo ka qenë dhurata më ë madhe që kam marrë ndonjëherë nga futbolli.
Për mua ishte shumë impresiononte. U futa në stadium dhe u ktheva prap, sepse më kapi paniku. Nuk e prisja kaq të madhe.
Nuk kam bërë shumë gola, por jam munduar të bëj më të mirën. Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë. E mbaj si pikturë në zyrën time”, tha Lala.
Po ashtu ai kujtoi edhe një episod në Finlandë në ndeshjen e kombëtares, me Alban Bushin, i cili bëri ndërrim, pa e kërkuar trajneri.
“Unë isha në fushë gjatë ndeshjes, ndërsa Alban Bushi po bënte nxehjen. Kërkonte te trajnerët ta fusnin në fushë. U bë ndërrimi dhe e vendosi me kë do të ndërrohej. U fut vetë në fushë dhe shënoi. Ishte diçka fantastike.
Unë kisha topin dhe ia pasova. Ai nuk pasonte. Ka marrë topin, u kthye, pashë shprehinë e trupit dhe thashë: Çfarë po bën ky, ka luajtur nga mendtë e kokës?! U kthye dhe tha se pse nuk e futën më parë.
Në dhomat e zhveshjes, vinte dhe më kërkonte t’i pasoja.
Një minutë më vonë, e pashë te Skela. Të njëjtën gjë i thoshte. Shkonte tek të gjithë mesfushorët”, deklaroi Lala.
Më tej, Bushi zbuloi edhe si e bëri ndërrimin, duke nxjerrë Altin Rakllin dhe futi veten.
“Unë faktikisht u ngrita vetë në nxehje. Nuk më çoi trajneri. Kisha qejf të futesha.
Prita nja 10 minuta dhe i thashë që doja të futesha. Mora numrat dhe ia dhashë arbitrit. Nxora Rrakllin. Ai nuk dinte gjë.
Kur mbaroi ndeshja, i thanë që nuk e nxori trajneri, por Bushi. I kërkova ndjesë trajnerit, u futa dhe shënova”, deklaroi Bushi.