Riza kritikon Paraguajin

Futboll

Riza kritikon Paraguajin

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 19:41
Florian Riza

Analisti i futbollit, Florian Riza i ftuar në emisionin L’America u shpreh se Paraguaji është ekipi më i turpshëm në botëror.

Riza theksoi se në ndeshjen Francë-Paraguaji ndikoi edhe arbitri i cili nuk dha kartona të verdhë për ndërhyrjet e bëra.

“ Është ekipi më i turpshëm që kemi parë në një kupë bote.

E vetmja gjë që nuk mund të ndodhi. Ti nuk mund të pengosh kundërshtarin të gjuajë topin nga pika e penalltisë.

Ti mund të bësh çdo gjë në fushën e lojës brenda kornizës të lojës së ndershme. Duhet të jesh dinjitoz në lojën e futbollit. Duhet ta përballosh edhe humbjen me dinjitetin e një kampioni.

Ndryshe ti nuk ke vend në futboll. Ka me dhjetra raste të ndërhyrjes drejtpërdrejt te kundërshtari.

Dhe që të kompletohet i gjithë pazëlli se pse ndeshja nuk u ngrit kurrë në nivel, hyn edhe arbitri i  cili masakron pothuajse të gjithë ndeshjen pa dhënë kartonat e verdhë”, tha Riza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat