Spanja godet Portugalinë në fund të lojës

Futboll

Spanja godet Portugalinë në fund të lojës

Më: 6 korrik 2026 Në ora: 23:00
Spanja

Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Spanja goditi në momentin vendimtar.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Mikel Merino shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asistim të Ferran Torres dhe me një goditje të saktë mposhti portierin portugez për rezultatin 1-0.

Goli në çastet e fundit e ka vendosur Portugalinë me shpinë pas muri.

Ndërsa Spanja është vetëm pak minuta larg sigurimit të një bilete për në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat