Quaresma shpërthen ndaj Portugalisë: Çfarë fituam? U kthyem në shtëpi me kokën ulur

Futboll

Quaresma shpërthen ndaj Portugalisë: Çfarë fituam? U kthyem në shtëpi me kokën ulur

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 14:50
Ricardo Quaresma

Ish-reprezentuesi portugez, Ricardo Quaresma, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, duke vënë në dyshim edhe etiketimin e kësaj skuadre si më e mira në historinë e vendit.

Ai po ashtu e quajti të dobët paraqitjen e kombëtares së këtë Botëror.

“Të gjithë thoshin se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë kuptimi?

Çfarë kanë fituar? U kthyem në shtëpi me kokën ulur. Në mesfushë kemi lojtarë të mëdhenj dhe shumë talent, por ata ishin shumë, shumë të dobët në këtë Botëror.

E njëjta gjë vlen edhe për sulmin, ndërsa mbrojtja ishte e humbur.

Më mirë të ndalem këtu, sepse përndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem më vonë”, deklaroi Quaresma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat