Sulmuesi i Egjiptit lëshon akuza

Futboll

Sulmuesi i Egjiptit lëshon akuza

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 21:38
Mostafa Ziko

Mostafa Ziko ishte padyshim një nga protagonistët e ndeshjes mes Egjiptit dhe Argjentinës.

Ai pa t’i anulohej fillimisht një gol e pastaj shënoi një të rregullt për të çuar rezultatin në 2-0.

Por më pas lojtari pa se si ekipi i tij u përmbys nga argjentinasit, në një ndeshje e cila sipas tij kishte qenë plotësisht e vendosur nga gjyqtari, siç u shpreh i përlotur pas sfidës.

“Ishim brilant ndaj kampionëve në fuqi.

Por gjyqtari ishte qartësisht kundër që në fillimin e ndeshjes. Ai mundohej vazhdimisht të na ndalte dhe mbante poshtë në fushë.

Urime Argjentinës për Kupën e Botës, turneu është i trukuar, nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Gjyqtari ishte i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë”, ishin akuzat e tij i përlotur para kamerave në fund të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat