Prishtina do të jetë më e fortë me rikthimin e futbollit Albin Krasniqi.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Rrugëtimi i Albin Krasniqit me fanellën bardhekaltër vazhdon.
Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos.
Krasniqi rikthehet zyrtarisht te bardhekaltërit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2025.
Gjatë pjesës pranverore të sezonit të kaluar, ai regjistroi 16 paraqitje, shënoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asistim.
Në total, Albini ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës, në të gjitha garat”, njofton FC Prishtina.