Rafa Marquez emërohet trajner i ri i Meksikës

Futboll

Rafa Marquez emërohet trajner i ri i Meksikës

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 23:20
Rafa Marquez

Rafa Marquez emërohet trajner i ri i Meksikës!

Federata e Futbollit e Meksikës ka zyrtarizuar emërimin e Rafa Marquezit si trajnerin e ri të kombëtares, duke i besuar legjendës së futbollit meksikan drejtimin e ekipit pas përfundimit të aventurës së Javier Aguirre.

Vendimi vjen pas eliminimit zhgënjyes të Meksikës nga Kupa e Botës, ku kombëtarja u ndal në fazën e 1/8 së finales nga Anglia, duke u mposhtur me rezultat 3:2 në një ndeshje spektakolare, shkruan Indeksonline

Marquez, i cili ka lënë gjurmë si futbollist me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Meksikës, tashmë do të ketë misionin të rikthejë kombëtaren në elitën e futbollit botëror dhe ta përgatisë atë për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat