Bekim Balaj portier përballë Malishevës?!

Futboll

Bekim Balaj portier përballë Malishevës?!

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 19:36
Vllaznia

Vllaznia dhe Malishave do të përballen sot në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 20:00.

Një nga emrat surprizë të ftuar nga trajneri Edi Martini për këtë duel është edhe portieri 20-vjeçar Rezart Bunjaj, i cili do të jetë në stol. Mirëpo, lëvizja e fundit nga mediumi “Flashscore” ka bërë lëmsh tifozët.

Kjo për shkak se në profilin e Rezart Bunjajt, shihet të jetë vendosur foto e sulmuesit Bekim Balaj. Ky i fundit del si një 20-vjeçar dhe që mban rolin e portierit, pikërisht para ndeshjes me Malishevën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat