Mbappe e Dembele dërgojnë Francën në gjysmëfinale

Futboll

Mbappe e Dembele dërgojnë Francën në gjysmëfinale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 korrik 2026 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 23:56 më 09.07.2026
Franca feston

Franca e fuqishme

Franca ka treguar fuqinë e kampionit të botës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll. 

Francezët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Marokut, në ndeshjen që u luajt në Boston.

Franca - Maroku 2:0

Stadiumi "Gillette", Bostoni
Shikues: 68.000.
Gjyqtar: F. Tello (Argjentina).
Shënues: Mbappe (60'), Dembele (66')
Kartona të verdhë: Diop.
Franca: Maignan, Kounde (Gusto 87'), Upamecano, Saliba, Digne, Kone (Zaire-Emery 66'), Rabiot, Dembele, Olise, D. Doue (Barcola 77') dhe Mbappe (Mateta 77').
Maroku: Bono, Hakimi, Diop, Mazraoui, Salah - Eddine ((El Ouahdi 74'), Bouaddi (Amrabat  62'), El Aynaoui, Brahim Diaz (Yassine 74'), Ounahi, El Khannouss (Rahimi 62') dhe Talbi (Sbai 85').

Në një atmosferë të bukur, rezistenca e Marokut u thye në 45 minutat e dytë.

Në minutën e 28-të, portieri Bono e lexoi goditjen nga penalltia të Kylian Mbappe. Sulmuesi francez u përpoq ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të majtë, por Bono reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme dhe e priti goditjen.

Në minutën e 36-të, Desire Doue depërtoi me shpejtësi në zonë dhe tentoi të shënonte në këndin e poshtëm të djathtë, por Bono bëri një tjetër pritje të jashtëzakonshme.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, traversa shpëtoi Marokun. Lucas Digne goditi fuqishëm nga distanca, por topi u përplas në traversë.

Në minutën e 56-të, Mbappe doli përballë portierit Bono, por nuk gjuajti mbi portë.

Franca kaloi në epërsi në minutën e 60-të. Kylian Mbappe goditi nga rreth 16 metra dhe e dërgoi topin në anën e majtë të portës, duke mposhtur Bonon për 1:0.

Në minutën e 66-të, Ousmane Dembele realizoi golin e dytë. Ai goditi me zgjuarsi nga rreth 17-18 metra dhe topi përfundoi në këndin e majtë të portës për rezultatin 2:0.

Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, ndërsa Maroku u eliminua, duke mos arritur ta përsërisë suksesin historik të vitit 2022, kur kishte arritur deri në gjysmëfinale.

Super Mbappe

(E plotësuar) -  Minuta e fundit.

80' Ousmane Dembele (Francë) vendos të ekzekutojë një goditje nga këndi në vend që të krosojë në zonë.

Franca - Maroku 2:0

Stadiumi "Gillette", Bostoni
Shikues: 68.000.
Gjyqtar: F. Tello (Argjentina).
Shënues: Mbappe (60'), Dembele (66')
Kartona të verdhë: Diop.

Franca: Maignan, Kounde (Gusto 87'), Upamecano, Saliba, Digne, Kone (Zaire-Emery 66'), Rabiot, Dembele, Olise, D. Doue (Barcola 77') dhe Mbappe (Mateta 77').
Maroku: Bono, Hakimi, Diop, Mazraoui, Salah - Eddine ((El Ouahdi 74'), Bouaddi (Amrabat  62'), El Aynaoui, Brahim Diaz (Yassine 74'), Ounahi, El Khannouss (Rahimi 62') dhe Talbi (Sbai 85').

75' Numri aktual i goditjeve në portë për të dyja ekipet është 17:2. Numri i goditjeve në portë për momentin është 6:0.

73' Chemsdine Talbi (Marok) bën një krosim në zonë, por topi largohet.

66’ Ousmane Dembele (Francë) me mençuri nga rreth 17 – 18 metra goditi përtokë dhe topi futet në këndin e majtë, 2:0.

66' Maroku në presion.

60' Kylian Mbappe (Francë) gjuajti nga 16 metra dhe topi futet në pjesën e majtë.

56' Lojë me rivalitet.

55' Desire Doue (Francë) gjuan fort në mes të portës dhe pritja e topit është nga Bono.

53' Desire Doue (Francë) përpiqet ta çojë topin në zonë mbi mbrojtjen, por një nga lojtarët mbrojtës ndërhyn në kohë.

52' Achraf Hakimi (Marok) e rrokullis topin nga këndi te një shok skuadre në vend që ta krosojë në zonë.

49' Bilal El Khannouss (Marok) përpiqet të gjejë Chemsdine Talbi, por ai e përdor shumë fort topin.

48' Brahim Diaz (Marok) arrin të rikuperojë topin jashtë zonës, por përpjekja e tij bllokohet nga njëri prej lojtarëve mbrojtës.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2 Traversa shpëton Marokun! Lucas Digne (Francë) goditi fortë nga distanca por topi përplaset në traversë. 

45+1 Do të luhen 5 minuta shtesë.

44' Dayot Upamecano (Francë) përpiqet të gjejë Jules Kounde, por ai e përdor shumë fort topin. Topi del jashtë fushës dhe është një goditje porte për Marokun.

40' Lojtarët e Marokut po shkëmbejnë disa pasime të shkurtra.

38' Franca fiton një goditje dënimi.

36' Desire Doue (Francë) futet me shpejtësi në zonë dhe përpiqet të gjuajë në këndin e poshtëm të djathtë, por Bono bën një pritje të shkëlqyeshme.

34' Numri total i përpjekjeve është 8:0. 2:0 – ky është numri aktual i gjuajtjeve në portë.

33' Ousmane Dembele (Francë) e godet topin nga 16-shi, duke e çuar jashtë shtyllës së djathtë.

28' Portieri Bono parashikon drejtimin e penalltisë nga Kylian Mbappe (Francë). Ai u përpoq ta çonte topin në këndin e poshtëm të majtë, por portieri e kapi si të “gjallë topin”

25' Një faull nga Noussair Mazraoui (Marok) ndaj Mbapes, gjyqtari Facundo Tello gjykon penallti.24' Achraf Hakimi (Marok) vendos të përshpejtojë lojën me një goditje të shkurtër nga këndi.

23' Topi largohet pasi Ousmane Dembele (Francë) u përpoq të driblonte duke kaluar një lojtar kundërshtar.

18' Ousmane Dembele (Francë) gjuan me kokëpor shumë dobët.

16' Raporti i zotërimit të topit është 54:46.

13’- Të dyja skuadrat janë kërkuese në kërkim të golit të parë. Franca më sulmuese, ndërsa edhe Maroku është i rrezikshëm në kundërsulme

12' Disa lojëra dhe pasime të kontrolluara nga Franca.

10' Lojë e mirë.

7' Lojë e kontrolluar dhe pasime të shkëlqyera në mesfushë nga Maroku.

5’ – Franca sulmon. Mbappe gjuan nga larg, por pret portieri. Më pas, po nga larg provon edhe Dembele, por marokenët kanë fat në këto momente

3' Lojtarët e Francës e mbajnë topin dhe po shkëmbejnë një kombinim pasimesh.

1' Fillon ndeshja.

Në çerekfinale, Franca e Didier Deschamps do të përballet me një provë të vështirë ndaj Marokut, sot në orën 22:00.

Sfida ndaj Marokut

Sfida ndaj Marokut!

Në çerekfinale, Franca e Didier Deschamps do të përballet me një provë të vështirë ndaj Marokut, sot në orën 22:00.

Marokenët janë një nga skuadrat më të mira të turneut në fazën mbrojtëse.

Ata mbrohen me disiplinë, lëvizin në mënyrë kompakte dhe ruajnë distanca shumë të vogla mes lojtarëve.

Për këtë arsye, Francës do t’i duhet edhe një herë të tregojë durim, qetësi psikologjike dhe besim te plani i saj i lojës, edhe nëse nuk arrin të kalojë shpejt në avantazh.

Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndal

Skuadra e Didier Deschamps ka repartin ofensiv më të fortë në këtë Kampionat Botëror.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti se pothuajse të gjithë kundërshtarët zgjedhin të mbrohen me bllok të ulët, duke u përpjekur të mbyllin sa më shumë hapësirat dhe t’ua pamundësojnë francezëve zhvillimin e sulmeve.

Në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani në Botëror, Franca ka treguar se është në gjendje të përshtatet me skenarë të ndryshëm gjatë lojës dhe të gjejë zgjidhje edhe përballë mbrojtjeve të organizuara mirë dhe shumë të ngjeshura.

Në këtë analizë do të shpjegojmë parimet taktike që i lejojnë Francës të gjejë vazhdimisht dobësitë në strukturat mbrojtëse të kundërshtarëve dhe pse është kaq e vështirë të ndalet “makineria” aktuale e Deschamps.

Struktura bazë e “Les Bleus”

Sistemi kryesor i Deschamps në këtë Botëror është 4-2-3-1. Gjatë sulmit të pozicionuar, mbrojtësit e krahut ngjiten vazhdimisht përpara për t’i dhënë skuadrës gjerësi.

Jules Koundé e bën këtë më shpesh në krahun e djathtë, ndërsa Theo Hernandez ose Lucas Digne zakonisht pozicionohen pak më thellë. Në këto situata, Franca transformohet në një skemë 3-2-5 ose 4-2-4.

Dy mesfushorët shkatërrues kanë një rol vendimtar, pavarësisht nëse luajnë Aurélien Tchouaméni, Adrien Rabiot apo Manu Koné. Njëri prej tyre zbret rregullisht mes qendërmbrojtësve për të mbuluar daljet përpara të mbrojtësve të krahut, ndërsa tjetri pozicionohet më lart për të krijuar lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit.

Kur humbet topin, Franca sigurohet që mesfushorët mbrojtës të mbulojnë menjëherë hapësirat e lëna bosh nga mbrojtësit e krahut.

Në repartin ofensiv, lojtarët lëvizin vazhdimisht, ndërrojnë pozicionet dhe kërkojnë hapësira të lira për të zhvilluar aksionet.

Pa topin, Franca organizohet në skemat 4-4-2 ose 4-1-4-1. Në variantin e dytë, skuadra ushtron presion më lart në fushë, ndërsa njëri nga mesfushorët pozicionohet pranë qendërmbrojtësve.

Si Koundé krijon hapësira për shokët e skuadrës

Jules Koundé është një nga elementët më të rëndësishëm në lojën sulmuese të Francës. Mbrojtësi i djathtë ngjitet rregullisht përpara për të mbështetur sulmet dhe për të krijuar gjerësi në krah.

Detyra e tij kryesore është të afrohet drejt qendrës ose të ruajë gjerësinë e fushës. Shpesh ai futet në zonën e rreptësisë ose në hapësira qendrore dhe më pas shpërthen me shpejtësi drejt zonave të lira.

Këto lëvizje krijojnë hapësira për Ousmane Dembélé ose Michael Olise, të cilët përfitojnë për t’u gjendur në situata një kundër një me mbrojtësit kundërshtarë.

Një shembull tipik është momenti kur Koundé futet në zonë, tërheq me vete mbrojtësin që e markon dhe i krijon Dembélés mundësinë të përballet vetëm me kundërshtarin.

Edhe krahu i majtë kryen lëvizje të ngjashme, por Koundé është lojtari që e përdor më shpesh këtë mekanizëm taktik dhe përbën një nga armët kryesore të Deschamps për të krijuar epërsi numerike dhe pozicionale në krahun e djathtë.

Roli i ri i Michael Olise

Te Bayern Munich, Michael Olise aktivizohet si sulmues i djathtë, duke hyrë shpesh në qendër për të goditur portën.

Në kombëtaren franceze, Deschamps i ka dhënë shumë më tepër liri, duke e aktivizuar si numër 10.

Olise nuk është i lidhur me një pozicion të vetëm. Ai lëviz drejt qendrës, zbret më poshtë për të ndërtuar aksionet dhe qarkullon pothuajse në të gjithë gjerësinë e repartit ofensiv.

Një nga cilësitë e tij më të mëdha është aftësia për të sulmuar me shpejtësi hapësirat e lira. Falë vëzhgimit të vazhdueshëm të fushës, ai zgjedh pozicionin ideal për të marrë topin dhe më pas avancon me driblime cilësore ose pasime depërtuese.

Kjo fleksibilitet e bën Olise efektiv pothuajse në çdo rol ofensiv.

Shpejtësia që ndryshon gjithçka

Një nga armët më të forta të Francës është kombinimi mes pasimeve depërtuese dhe shpejtësisë shpërthyese të lojtarëve ofensivë.

Skuadra e Deschamps është në gjendje të krijojë raste shënimi pothuajse nga asgjëja, vetëm falë një vrapimi të sinkronizuar mirë dhe një pasimi të saktë.

Kylian Mbappé sulmon vazhdimisht hapësirat pas vijës mbrojtëse. Sapo ai nis lëvizjen, Olise, Dembélé ose Rabiot e gjejnë menjëherë me një pasim vertikal. Në ato ritme, shumë pak mbrojtës arrijnë ta ndalojnë.

Ky parim nuk vlen vetëm për Mbappé. I gjithë reparti ofensiv sulmon vazhdimisht hapësirat pas mbrojtësve. Bradley Barcola, Désiré Doué dhe vetë Olise shfrytëzojnë maksimalisht shpejtësinë e tyre.

Kompaktësia pa top

Franca nuk ushtron presion agresiv gjatë gjithë ndeshjes. Në vend të kësaj, skuadra e Deschamps fokusohet te kompaktësia, duke mbyllur fillimisht hapësirat qendrore dhe duke i detyruar kundërshtarët të zhvillojnë sulmet nga krahët.

Mesfushorët mbrojtës kanë një rol kyç. Ata mbulojnë mbrojtjen, fitojnë topat e dytë, bllokojnë hapësirat mes linjave dhe e kthejnë shpejt topin në sulm pas ndërprerjeve.

Po ashtu, Franca mban një vijë mbrojtëse relativisht të lartë. Edhe pse kjo sjell rrezikun e pasimeve në thellësi, William Saliba dhe Dayot Upamecano e kompensojnë me shpejtësinë, leximin e lojës dhe dominimin në duelet ajrore.

Sulmet vertikale të Francës

Franca është një nga skuadrat më të rrezikshme në botë në momentet e tranzicionit.

Pas një ndërprerjeje ose fitimit të topit të dytë, francezët përpiqen ta dërgojnë topin sa më shpejt te lojtarët ofensivë, nëse struktura e kundërshtarit e lejon.

Shumica e ekipeve përpiqen të mbrohen paraprakisht nga kundërsulmet e shpejta të Francës. Edhe gjatë goditjeve standarde në favor të tyre, ato lënë zakonisht tre ose më shumë lojtarë prapa për t’u mbrojtur nga shpejtësia e Mbappé, Dembélé, Barcola, Doué apo Olise.

Megjithatë, ndalimi i Francës mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Lëvizjet e menjëhershme në hapësirat e lira dhe cilësia individuale e sulmuesve çorientojnë mbrojtjet kundërshtare, duke bërë që francezët të krijojnë raste të rrezikshme vetëm pak sekonda pasi fitojnë topin.

Formacionet zyrtare: Franca – Maroku

Franca dhe Maroku do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të çerekfinales së parë të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gillette Stadium”, do të nisë në orën 22:00.

Tashmë dy trajnerët, Didier Deschamps dhe Mohamed Ouahbi kanë vendosur për futbollistët që do të hedhin në fushën e lojës prej minutës së parë. Më poshtë do të njiheni me 11-shet ttiullare të këtij dueli.

Ndryshime në sulm për francezët, ku vendin e Barcola e merr Desire Doue. Ndërsa një mungesë e rëndësishme për Marokun, është ajo e Ismael Saibari, i cili është në stol për shkak dëmtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat