Prishtina vazhdon me përforcime

Futboll

Prishtina vazhdon me përforcime

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2026 Në ora: 22:07
Becerra

Prishtina synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Klubi me renome është përforcuar me futbollistin Jork Becerra.  

“FC Prishtina vazhdon përforcimin e skuadrës gjatë fazës përgatitore në Bolu të Turqisë. Bardhekaltrit kanë transferuar mesfushorin kolumbian, Jork Becerra, i cili i bashkohet ekipit si afrimi më i ri për sezonin e ri.

Becerra është 27-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror, duke sjellë përvojë ndërkombëtare të fituar në kampionate të ndryshme. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve në Kolumbi, Maqedoninë e Veriut, Maltë dhe së fundmi në Tajlandë.

Me ardhjen e tij, Prishtina shton konkurrencën në repartin e mesfushës, ndërsa Becerra tashmë i është bashkuar skuadrës në Bolu, ku po zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve për sezonin 2026/27”, ka njoftuar FC Prishtina..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat