Gega dhe Bushi vlerësojnë Rabiotin

Futboll

Gega dhe Bushi vlerësojnë Rabiotin

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 21:16
Skënder Gega

Trajneri, Skënder Gega në emisionin “Kampionët e Botës” vlerësoi mesfushorin e Francës, Rabiot. Gega shtoi Rabiot është lojtari që lidh dy repartet tek kombëtarja e Francës.

“Është një natyrë mesfushori shumë punëtor. Është personi kryesor që lidh dy repartet.

Për çdo trajner është i domosdoshëm. Është një lojtar që jep shumë ekuilibër. Luan shumë thjeshtë, nuk ndërlikon.

Në momente të vështira kur Franca është në situata të vështira, ky është nga lojtarët që është ndihmës i madh. Botërori i jep atij një notë shumë më të madhe. Ka bërë shumë mirë deri tani. Ka qenë shumë rezultativ”, tha Gega.

Edhe trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi vlerësoi mesfushorin e Francës, Adrien Rabiot.

Bushi tha se Rabiot ruan ekuilibrat te Franca.

“Është një lojtar që edhe kur nuk është protagonist, e bën Francën që të funksionojë taman.

Është ai ndërlidhësi mes mesfushës dhe sulmit. Është shumë rikuperues i topit. E mban gjatë gjithë kohës në ekuilibër ekipin.

Se Franca ka shumë lojtarë ofensiv, dhe nuk kanë shumë qejf të kthehen mbrapa. Ai është ai që ruan ekuilibrat, tha Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat