Pse bëje tifo për Belgjikën? Çaushi: Që unë të mos rruhem

Futboll

Pse bëje tifo për Belgjikën? Çaushi: Që unë të mos rruhem

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 00:08
Kastriot Çaushi

Aktori, Kastriot Çaushi në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se bëri tifo për Belgjikën që të eliminohen skuadrat e forta që Franca ta ketë më të lehtë rrugëtimin deri në fund të botërorit që të mos heq mjekrrën siç vuri bast në fillim të emisionit.

Marina Vjollca: Pse bëje tifo për Belgjikën se nuk e kuptova?

Kastriot Çaushi: Të ikin më të fortat që Franca ta ketë më të lehtë deri në fund që unë të mos rruhem.

Më pas Çaushi shtoi se episodet bënë diferencën dhe se gabimi i portierit të Belgjikës bëri që ata të eliminoheshin.

“Unë kam përshtypjen që siç kemi thënë që episode ndonjëherë e bëjnë diferencën.

Po të luante ai portier, jam i sigurt që ajo gjuajta nga mbi 30 metra do ishte pritur me lehtësinë më të madhe

. Kështu që një gabim teknik i portierit zëvendësues bëri që Spanja të paktën të mos e çonte deri në shtesë.

Por shikoj që Yamali kur ngelej një për një me kundërshtarin nuk e kalonte dot. Forma e tij jo e mirë ndikon shumë tek Spanja”, tha Çaushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat