Dëshira e Kombëtares shqiptare përgatit largimin

Futboll

Dëshira e Kombëtares shqiptare përgatit largimin

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 12:34
Brajan Gruda dhe Nelson Weiper

Nelson Weiper mund të largohet nga Mainz.

Sipas raportimeve të fundit, për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar ka shfaqur interes edhe “gjiganti” austriak i Sturm Graz, që e do në gjirin e tij.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë edhe aq e lehtë, pasi kontrata e Weiper me Mainz është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është momentalisht 7 milionë euro.

Pritet të shihet nëse do të jepet “drita jeshile” nga vetë futbollisti, sepse sipas raportimeve,

Mainz është gati të negociojë. Kujtojmë se për 21-vjeçarin, ka shfaqur interes Kombëtarja shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat