Edlir Tetova mbetet “thatë” dhe në testin e dytë

Futboll

Edlir Tetova mbetet “thatë” dhe në testin e dytë

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 20:07
Teuta

Teuta është ndalur në barazim në ndeshjen e dytë miqësore, këtë herë përballë Lokomotiv Sofia.

Sfida e zhvilluar në Bansko të Bullgarisë përfundoi 0-0.

Një tjetër rezultat, jo ai që pritej, për djemtë e Edlir Tetovës, i cili duhet të presë ende për fitoren e parë në stolin e durrsakëve.

Kujtojmë se “Djemtë e Detit” do të luajnë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, të planifikuara më 15 korrik ndaj Hapoel Haifas dhe një ditë më vonë, pra 16 korrik përballë CSM Slatinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat