Qëndroi vetëm 6 muaj në Superiore

Futboll

Qëndroi vetëm 6 muaj në Superiore

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 22:42
Johan Cortes

Johan Cortes nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës për sezonin e ardhshëm.

Njoftimi është dhënë nga vetë qendërmbrojtësi brazilian përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram. 

"Faleminderit shumë për gjithçka KF Tirana, ju uroj suksese të mëdha në gjithçka", shkruan 26-vjeçari në postimin e lamtumirës. 

Te bardheblutë e kryeqytetit, Cortes kaloi në muajin janar dhe u paraqit në 14 ndeshje gjithsej. Më herët, ai ishte pjesë e Liberia, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Perez Zeledon dhe Barrio Mexico. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat