Me një vonesë të konsiderueshme, skuadra e Bashkimit nga Kumanova do t'i nisë përgatitjet për sezonin e ri gjatë javës së ardhshme.
Në Kumanovë për një kohë të gjatë pritej të ndodhte diçka konkrete dhe, sipas informacioneve aktuale, trajner i ri i Bashkimit do të jetë Muarem Muarem.
Ai do ta drejtojë seancën e parë stërvitore të mërkurën, duke shënuar fillimin zyrtar të përgatitjeve.
Ndihmës i tij do të jetë Armend Alimi, i cili vetëm pak javë më parë i dha fund zyrtarisht karrierës së tij të pasur si futbollist.
Sa i përket përbërjes së skuadrës, më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Një pjesë e madhe e futbollistëve që luajtën sezonin e kaluar për Bashkimin tashmë janë larguar dhe kanë vazhduar karrierën në klube të tjera.