Slot pranë stolit të Holandës

Futboll

Slot pranë stolit të Holandës

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 14:15
Arne Slot

Arne Slot, i larguar pak kohë më parë nga detyra e trajnerit të Liverpool, aktualisht shihet si profili i duhur për të marrë drejtimin e kombëtares holandeze. “Tulipanët” dështuan në Kupën e Botës, duke u kthyer shpejt në shtëpi.

Dhe në ndihmë të Holandës në këtë rast mund të vijë klubi i Liverpool.

“The Reds” janë të gatshëm të paguajnë pagën e trajnerit Slot për një vit ose një vit e gjysmë, duke bërë të mundur që ai përfitojë të njëjtën shifër që do të merrte, nëse do të ishte pa punë.

Priten zhvillime konkrete ditët në vazhdim për trajnerin e ri të Holandës, pa zhgënjimit në Botërorin amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat