​Malisheva kërkon përmbysjen ndaj Vllaznisë

Futboll

​Malisheva kërkon përmbysjen ndaj Vllaznisë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 08:23
Fotoilustrim

FC Malisheva do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë së Shkodrës në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me synimin për të përmbysur disavantazhin nga takimi i parë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Takimi do të luhet nga ora 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtinë, ku skuadra kosovare do të ketë përkrahjen e tifozëve në përpjekje për të rikthyer rezultatin.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër, Vllaznia fitoi me rezultat 2:1, duke marrë një epërsi minimale para sfidës së kthimit.

Kjo bën që Malisheva të ketë nevojë për fitore në përballjen e sontme për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane dhe për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat