Tifozët përplasen me policinë në Paris e Lyon

Futboll

Tifozët përplasen me policinë në Paris e Lyon

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 14:50
Pamje

Humbja në gjysmëfinalet e “Botërorit 2026” është shoqëruar me dhunë në disa qytete të Francës.

Më shumë se 160 persona u arrestuan, pas sulmeve me mjete të forta dhe piroteknike ndaj policisë.

Parisi dhe Lioni përjetuan kaosin më të madh pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes.

Të paktën 141 arrestime u bënë në kryeqytetin francez deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Një zemërim i ngjashëm shpërtheu në Lyon pasi qindra mbështetës ishin mbledhur për të parë ndeshjen në një zonë tifozësh. Policia duhej të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat ndërsa mbylli stacionin e metrosë për shkak të kaosit.

Drejt policisë u hodhën sende të ndryshme dhe u dogjën kosha plehrash, ndërsa 20 persona u arrestuan.

Ndeshja u zhvillua në “Ditën e Bastijës”, festa kombëtare franceze dhe shumë organizime festive u shtynë që njerëzit të mund ta ndiqnin ndeshjen.

Franca kishte vendosur 70,000 personel shtesë sigurie në të gjithë vendin për shkak të sfidës gjysmëfinale të Botërorit dhe “Ditës së Bastijës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat