Kane: Nuk di a do të luaj në Botërorin e ardhshëm

Futboll

Kane: Nuk di a do të luaj në Botërorin e ardhshëm

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 19:41
Harry Kane e Lionel Messi

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka refuzuar të japë një përgjigje nëse ky është edicioni i fundit i tij në Kupën e Botës.

Ai tha se është shumë herët që të ketë një përgjigje për katër vjet më vonë, por merr frymëzim nga Leo Messi i cili po vazhdon të shkëlqejë me Argjentinën ndonëse në moshë të shtyrë.

“Është shumë herët që ta di se a është kjo Kupa e fundit e Botës për mua”, ka thënë Kane.

“Shih Messin. Në moshën 39-vjeçare po luan në nivelin më të lartë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat