Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

Futboll

Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 23:27
Juventus

Juventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero!

Pavarësisht se fillimisht Zeki Çelik kishte rënë parimisht dakord me Romën për të rinovuar kontratën, e cila skadoi në qershor të këtij viti, turku do të transferohet te Juventus.

Fabrizio Romano kinfirmon lëvizjen e bujshme, sipas të cilit mbrojtësi turk ka qenë i pranishëm sot në Torino për të finalizuar marrëveshjen.

29-vjeçari turk ishte titullar i padiskutueshëm për Romën në sezonin e kaluar, ndaj te Juventus janë të bindur që kanë bërë një goditje të mirë në merkato, aq më tepër që nuk do të paguajnë asnjë kosto për kartonin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat