Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit

Futboll

Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 15:10
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do të udhëtojë me Interin për fazën përgatitore në Gjermani. “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se pavarësisht kësaj, do të largohet në momentin kur të mbërrijë oferta e duhur.

Deri tani asgjë nuk ka kënaqur Interin. Ndaj dhe Asllani do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të zhvillimeve të reja.

Fakt është se Interi tashmë është i gatshëm për ta lënë të lirë Asllanin për një shifër rreth 10 milionë euro. Ka pasur interes nga klubet në Itali, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit me opsionin e blerjes së kartonit.

Asllani nuk qëndroi nën urdhrat e trajnerit Kivu gjatë edicionit të kaluar.

Fillimisht kontribuoi te Torino dhe më pas te Beshiktashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat