Tottenham i pandalshëm, afër blerjes së Savinhos

Futboll

Tottenham i pandalshëm, afër blerjes së Savinhos

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 16:52
Savinho

Tottenham po bën çmenduri në këtë merkato vere.

Klubi londinez duket i pandalshëm në fushatën e afrimeve dhe objektivi i radhës duket se është sulmuesi i Manchester City, Savinho.

“Spurs” kanë pranuar të paguajnë 65 milionë stërlina për futbollistin brazilian, i cili nuk ka bindur në fakt me fanellën e “qytetarëve”.

Kjo lëvizje ishte shumë afër edhe gjatë verës së vitit 2025, por nuk u konkretizua.

Tani gjtihçka duket në rregull për kalimin e sulmuesit në radhët e Tottenham. Londinezët pak ditë më parë blenë italianin Sandro Tonali për mesfushën, ndërkohë që kanë bërë edhe afrime të tjera të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat