Juventusi i beson “verbërisht”

Futboll

Juventusi i beson “verbërisht”

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 21:28
Lista

Në prag të miqësores Basel – Juventus (luhet më datën 18 korrik, ora 15:30), klubi italian ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion. Mes 27 emrave që janë thirrur, pikas Arman Durmishi.

Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19, do të ketë shansin të bëjë debutimin me ekipin e parë te “Zonja e Vjetër”.

Edhe pse Durmishi është vetëm 18 vjeç, fakti që Juventusi e ka ftuar dhe i jepet besim, tregon se shqiptari po shfaq “sinjale” edhe për të ardhmen.

Me Kombëtaren U-19, talenti Durmishi numëron 4 gola në 6 prezenca, statistika domethënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat