Edlir Tetova “fërkon duart” për fitoren e parë

Futboll

Edlir Tetova “fërkon duart” për fitoren e parë

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 11:58
Teuta

Edlir Tetova “fërkon duart” për fitoren e parë!

Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve në katër ndeshjet e para miqësore, Teuta do të zhvillojë miqësoren e pestë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore.

“Djemtë” e Edlir Tetovës do të sfidojnë këtë herë rumunët e Metalul Buzaus, takim ky që do të luhet në Bansko të Bullgarisë prej orës 17:30 me orën lokale në Shqipëri.

Një tjetër përballje e rëndësishme që do të vë në “sprovë” trajnerin Tetova, i cili kërkon një fitore për të rritur dozën e besimit brenda skuadrës dhe për t’i paraprirë një kalendari të ngjeshur në edicionin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat