Nuk ndalet ekipi shqiptar

Futboll

Nuk ndalet ekipi shqiptar

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 16:29
Jovan Manev

Jovan Manev është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Vetë klubi e ka njoftuar afrimin e mbrojtësit të qendrës përmes një komunikimi zyrtar, i cili vjen nga kampionati kroat ku është aktivizuar me Rijekën.

25-vjeçari firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2028.

Me një përvojë të gjerë ndërkombëtare, ku ka luajtur për skuadra si Osijek, Adana Demirspor, Novi Pazar dhe së fundmi Rijeka, Manev ofron garancinë e duhur në prapavijë, marrë në konsideratë edhe rrugëtimin që vetë Shkëndija po kalon në kualifikueset e Conference League.

Një “goditje” në repartin difensiv, në vigjilje edhe të sezonit të ri në kampionatin maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat