Klubi i futbollit Llapi me kryetrajnerin Tahir Batatina synojnë të ndërtojnë një formacion sa më të fortë për edicionin e ri.
Ilir Blakçori rikthehet në klubin e zemrës.
“U largua për pak, por tani është sërish në shtëpinë e tij.
Ilir Blakçori rikthehet në ekipin e zemrës, ndërsa rrugëtimi ynë vazhdon edhe në sezonin e ri.
Vazhdojmë së bashku, Ilir:, thuhet në faqen e KF Llapit.