Struga TL ndahet me Angelettin!

Futboll

Struga TL ndahet me Angelettin!

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 20:11
Marko Angeletti

Që nga sot, portieri Marco Angeletti zyrtarisht nuk është më pjesë e klubit të futbollit Struga Trim Lum. 

“Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar…

Me marrëveshje të dyanshme, Struga Trim Lum dhe portieri italian, Marco Angeletti kanë mbyllur bashkëpunimin para kohe.

Gjatë sezonit të fundit, Angeletti rezultoi të jetë portieri më i suksesshëm i kampionatit, duke mbajtur portën e tij në 15 ndeshje të paprekur nga gjithsej 29 paraqitje në Ligën e Parë.

Ai ishte një ndër më të dalluarit e sezonit 2026/27, ku gjithsej regjistroi 31 paraqitje, përfshirë këtu edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës.

Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga skuadra e FC Europa nga Gjibraltari.

Struga Trim Lum e falënderon Angelettin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton FC Struga TL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat