Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë figura që garanton spektakël.
Ose shënon gola të jashtëzakonshëm me goditjet e tij karakteristike me pjesën e jashtme të këmbës, ose tërheq vëmendjen me deklaratat e tij.
Në mesin e qershorit, në fillim të fazës përgatitore, ai dha disa sinjale të qarta.
Nga njëra anë, u dërgoi një mesazh drejtuesve për ndërtimin e skuadrës:
"Edhe unë kam nevojë për lojtarë të mirë rreth meje." Nga ana tjetër, nuk e përjashtoi mundësinë e largimit, duke thënë:
"Në futboll gjithçka është e mundur".
“Tani situata është qetësuar disi. Shaqiri mbetet pjesë e Baselit dhe ishte titullar në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Juventusit.
Megjithatë, ai do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, edhe për faktin se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027.
Pyetjet që shtrohen janë të shumta: A dëshiron Shaqiri ta zgjasë kontratën? A dëshiron Baseli t'ia ofrojë një kontratë të re?
Dhe a është trajneri në favor të vazhdimit të bashkëpunimit?
Këto dilema do të mbeten aktuale derisa të merret dhe të bëhet publik një vendim:, ka shkruar media zvicerane “Blick”.