Kërkojnë ecurinë pozitive në Conference League

Futboll

Kërkojnë ecurinë pozitive në Conference League

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 13:55
Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir Daja

Sllovenët e Aluminij dhe Dinamo do të përballen të enjten e 23 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League.

Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën 20:00.

Ndërkohë që UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë islandezi, Ivar Orri Kristjansson.

Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Birkir Sigurdarson dhe Gylfi Mar Sigurdsson.

Në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar Thordur Thorsteinsson Thordarson. Pra të katër arbitrat janë nga Islanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat