Ferran Torres: Goli është i 47 milionë spanjollëve

Futboll

Ferran Torres: Goli është i 47 milionë spanjollëve

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2026 Në ora: 00:24
Pamje nga finalja

Heroi i finales, Ferran Torres, ia dedikoi golin e tij gjithë popullit spanjoll.

Spanja triumfoi pas 120 minutave, me rezultat 1:0 ndaj Argjentinës.

Spanja është kampion i ri i botës.

“Besoj se në fund goli është i 47 milionë njerëzve, jo imi.

Fati ishte shkruar, ishte bërë që ne të fitonim”, deklaroi ai.

Torres pranoi se përballja me Argjentinën e Lionel Messit krijoi tension të madh.

“Të gjitha finalet janë të vështira. Kur ke Messin në ekipin kundërshtar, gjithmonë ekziston ai nervozizëm, por ne vareshim nga vetja jonë dhe e treguam edhe një herë”.

Lidhur me golin vendimtar, sulmuesi spanjoll foli edhe për kritikat që kishte marrë gjatë turneut.

“Ishte një çlirim shumë i madh. Kam qenë një person shumë i kritikuar gjatë gjithë Botërorit, por fati është i shkruar dhe falënderoj Zotin që gjithmonë më jep forcë për të vazhduar. Siç them gjithmonë, Zoti ia jep gjërat atij që i meriton më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat