Media në Argjentinë: U thye rezistenca argjentinase

Futboll

Media në Argjentinë: U thye rezistenca argjentinase

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2026 Në ora: 00:35
Pamje nga ndeshja

Argjentina nuk ia doli ndaj Spanjës, humb finalen e Botërorit 2026

Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja në finalen e Botërorit 2026 dhe nuk arriti ta mbrojë titullin kampion.

“Golin vendimtar për “La Rojan” e realizoi Ferran Torres në minutën e 106-të, në pjesën e dytë të vazhdimeve.

Ndërkohë, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Me këtë fitore, Spanja fiton Kupën e saj të dytë të Botës.

Argjentina luftoi deri në fund, por mbeti edhe një herë vetëm një hap larg lavdisë. Hera e fundit kur argjentinasit kishin humbur një finale të Botërorit ishte në vitin 2014, kur u mposht nga Gjermania.

Portieri Emiliano “Dibu” Martinez ishte figura kryesore e Argjentinës në finale. Ai realizoi një sërë pritjesh spektakolare dhe ndali pothuajse çdo tentativë të spanjollëve, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Megjithatë, në minutën e 106-të u thye rezistenca argjentinase. Ferran Torres shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe me një goditje të fortë i dha avantazhin Spanjës.

Përveç Martinezit, paraqitje të mirë pati edhe Nicolas Tagliafico, por kjo nuk mjaftoi për ta shpëtuar Argjentinën nga humbja.

Në fund, Spanja u tregua më dominuese dhe më e qartë në lojë, duke merituar triumfin dhe kurorën e re të futbollit botëror”, ka shkruar media argjentinase “Canal 26”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat