Tensione pas finales, Paredes kacafytet me Gavin dhe Garcian

Futboll

Tensione pas finales, Paredes kacafytet me Gavin dhe Garcian

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 01:12
Pamje

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës u mbyll me tensione në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Pas fitores 1-0 të Spanjës në vazhdime, falë golit të Ferran Torresit, disa futbollistë u përfshinë në përplasje.

Në qendër të incidentit ishte Leandro Paredes, i cili u konfliktua fillimisht me Eric Garcian, ndërsa më pas shtyu dhe rrëzoi në tokë edhe Gavin.

Situata u qetësua pas ndërhyrjes së lojtarëve, arbitrave dhe stafeve teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat