Gavi përfundoi në tokë, ia kujtojnë edhe në dhomën e zhveshjes: Hesht idiot, të hëngrën të gjallë

Futboll

Gavi përfundoi në tokë, ia kujtojnë edhe në dhomën e zhveshjes: Hesht idiot, të hëngrën të gjallë

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 19:09
Gavi

Gavi u pa në një situatë të sikletshme pas vërshëllimës përfundimtare te Spanjë-Argjentinë. Paredes po e sulmonte, ndërsa tek Argjentina nuk e kapërdinë lehtë humbjen.

Sa i përket Spanjës mund të kuptohet se atmosfera është mjaft pozitive. Shokët e skuadrës bënë shaka me Gavin, duke i kujtuar si përfundoi në tokë pasi mbrojti Erik Garsian.

“Hesht, idiot, të rrëzuan përtokë dhe të hëngrën të gjallë”, dëgjohej në Instagramin e Gavit ndërsa ky i fundit ishte drejtpërdrejt nga dhoma e zhveshjes.

Spanja tashmë regjistron dy Kupa Bote. Në 16 vitet e fundit, askush nuk ka bërë më mirë se spanjollët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat