Bayern synon rinovimin e kontratës

Futboll

Bayern synon rinovimin e kontratës

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 13:09
Olise

Real Madridi duket se ka ftohur interesimin për transferimin e Michael Olises, pavarësisht raportimeve të shumta që e lidhën sulmuesin francez me një kalim te “Los Blancos” gjatë kësaj vere.

Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit madrilen e konsiderojnë aktualisht transferimin e Olises si një operacion “të pamundur” për t’u realizuar në këtë afat kalimtar.

Olise, i cili u transferua te Bayern Munich, ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2029 dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në planet e kampionëve gjermanë.

Ndërkohë, Bayern nuk ka shfaqur shqetësim për interesimin e Real Madridit dhe tashmë po përgatitet të nisë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për një zgjatje të mundshme të kontratës.

Francezi 24-vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij në Gjermani, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por për momentin e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë të jetë në “Allianz Arena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat