Pse e quajnë Mbappen “diktator”? Origjina e memes më virale të Botërorit

Futboll

Pse e quajnë Mbappen “diktator”? Origjina e memes më virale të Botërorit

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 17:32
Kylian Mbappe

Një valë videosh me inteligjencë artificiale e ka kthyer Kylian Mbappenë në një gjeneral diktator gjatë Kupës së Botës.

Fenomeni u bë aq i madh sa trajneri Didier Deschamps u detyrua të reagojë pas çerekfinales me Marokun. "Shumë njerëz mendojnë se Kylian është diktator që mendon vetëm për veten. Por ai është shembullor si kapiten dhe në gjithçka që bën në fushë", tha ai.

Gjithçka nisi nga një doner kebap.

Në mars 2024, influencuesi nga Marseille, Mohamed Henni, zbuloi se kishte marrë letër nga avokatja e Mbappesë për të mos përdorur emrin e tij te një doner me përshkrimin "aq i rrumbullakët sa kafka e Mbappesë".

Henni reagoi: "Mbappe e ka kthyer emrin e tij në diktaturë".

Akuza u përhap shpejt, pasi në PSG flitej se Mbappe kishte ndikim në merkato dhe largimin e Neymar dhe Messit.

Një burim pranë klubit tha për The Athletic: "Gjëja e diktatorit nuk është tërësisht e pasaktë. Klubi i dha gjithë pushtetin që kërkoi. Ndoshta krijuan një Frankenstein. Por kjo nuk e bën më pak lojtar brilant".

Në Real Madrid u shtuan historitë se nuk i pasonte dot Viniciusit dhe Bellinghamit, se refuzoi rreshtimin për Barcelonën në Superkupë dhe se u konfliktua me stafin e Alvaro Arbeloas.

Kampi i tij u përgjigj se kritikat janë mbivlerësim dhe nuk pasqyrojnë angazhimin e përditshëm.

Meme u kthye në këngë. Krijuesi spanjoll SurNervis publikoi këngën AI "Kylian Mbappe Dictador", e cila ka mbi 2 milionë dëgjime në Spotify.

"Ishte një ekzagjerim absurd i rëndësisë që disa i atribuojnë Mbappesë. Nuk është akuzë reale", tha autori.

Te Franca, Mbappe mori shiritin e kapitenit në moshën 24-vjeçare para Griezmann.

Sot ai negocion shpërblimet dhe biletat për familjet e lojtarëve me Federatën. Një burim pranë kombëtares tha: "Ai bën gjithçka, flet me federatën, me Deschamps. Por vepron në interes kolektiv".

Vetë lojtarët e quajnë me shaka "Mobut", nga ish-diktatori Mobutu Sese Seko. Burime nga dhomat e zhveshjes thonë se Mbappe qesh me videot dhe e ka sens humori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat