Infantino do të vizitojë Somalinë

Futboll

Infantino do të vizitojë Somalinë

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:40
Gianni Infantino,

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Somali brenda këtij viti, e cila shënon vizitën e parë historike të një kreu të shtëpisë botërore të futbollit në këtë vend.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Somale e Futbollit pas një takimi mes Infantinos dhe kryetarit të kësaj federate, Ali Abdi Mohamed.

Objektivi kryesor i këtij udhëtimi do të jetë fuqizimi i bashkëpunimit mes palëve, me fokus të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e akademive të të rinjve.

Pas më shumë se tri dekadash me probleme politike dhe sfidash të sigurisë, Somalia e sheh futbollin si një mjet kyç për bashkimin shoqëror dhe përmirësimin e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare.

Kjo vizitë shihet gjithashtu si një sinjal i fortë besimi ndaj institucioneve sportive vendase, veçanërisht pas përjashtimit të arbitrit somalez Omar Artan nga Botërori për shkak të mospaisjes me vizë nga SHBA-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat